Rama, babait të Thaçit: Hashimi m’u duk shumë mirë. Jeni të fortë ju (video)

19 qershor 2022 | 22:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar sot familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt, i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Rama është pritur nga familjarët e ish-presidentit Thaçi.

“Isha te Hashimi e vizitova, m’u duk shumë mirë. Jeni të fortë ju. Të ka ngja ty. M’u duk shumë mirë dhe tha se nga ana shëndetësore nuk ka qenë kurrë më mirë”, i thoshte Rama, babait të Thaçit.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Gjimnastikës së Kosovës në hapësirat e objektit të…