FGJK-ja organizon me sukses “Gjimnastradën e Kosovës 2022”

19 qershor 2022 | 22:45

Federata e Gjimnastikës së Kosovës në hapësirat e objektit të Fakultetit Fizik dhe Sportit, të shtunën në një atmosferë të këndshme sportive ka organizuar me sukses, “Gjimnastradën e Kosovës 2022”,

Një aktivitet i pëlqyer nga fëmijet, prindërit dhe e gjithë audienca.

Ky aktivitet i përmbushi pritshmërite e veta, duke u nisur që nga numri i madh i pjesëmarrësve, performancave të punuara me aq shumë kreativitet nga trajneret e klubeve, si dhe bindjen që femijet të bëjnë një aktivitet të rregullt sportiv.

Të gjitha klubet pjesëmarrëse e përfaqësuan veten e tyre në mënyrë më të bukur artistike, duke i ndërlidhur të tre komponentët e gjimnastradës: : muzikalitetin, koreografinë dhe ushtrimet akrobatike.

Dhe për këtë ata u vleresuan me disa cmime, të cilat janë:

?“Sinkronizimi më i Mirë” –  Klubi i Gjimnastikës “Ardhmeria”

?“Koreografia më e Bukur” – Klubi i Gjimnastikës ” ELITA ” Prishtinë – KGJE

? “i Elegancës” – Klubi i Gjimnastikës “Kulina”

?“Ekipi më Simpatik” – Klubi i Gjimnastikës “Skenderaj”

?“Teknika më e Mirë” – Klubi i Gjimnastikës “Vushtrria”

?“Performanca më Energjike” – OmniSport Prishtina

?“Memorizimi më i mirë i Performancës” – Klubi i Gjimnastikës “Llapi”

?“Kreativiteti” – Klubi i Gjimnastikes Fushe Kosove

?“Kostumografia” – Klubi i Gjimnastikës “Universiteti”

?“Artistik” – Klubi i Gjimnastikës Halil Alidema Gjilan – Viti

?

“ Performuesit e së Ardhmes” – Klubi i Gjimnastikës Ritmike – POISE

Faleminderim i veçantë shkon për trajnerët e klubeve, të cilët po bëjnë një punë të madhe.

Suksese femijë të dashur?

Jeni ju që bashkë me trajnerat tuaj, po bëni një punë të madhe për të ngritur lartë e më lartë cilësinë e gjimnastikës në vendin tonë.

Një falenderim special shkon për institucionet tona, duke filluar që nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kosovo Olympic Committee, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit – Faqja zyrtare.

#gjimnastradaekosovës2022 #gymnastics #MKRS #minisriaekulturesrinisedhesportit #fakultetiiedukimitfizikdheisportit #federataegjimnastikëssëkosovës ??


Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i vërtetë politik: sipas exit poll-eve të para,…