Rama në familjen e Thaçit: E kam si vëlla, e takova në Hagë se më kishte marrë malli

19 qershor 2022 | 23:03

Një ditë para mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, e cila do të mbahet në Prishtinë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Skenderaj.

Teksa u takua me familjarët e ish-presidentit të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, u shpreh i lumtur që e vizitoi Hashim Thaçitn në Hagë, madje e konsideroi atë si vëlla.

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.

Rama, babait të Thaçit: Hashimi m’u duk shumë mirë. Jeni të fortë ju (video)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar sot familjen e…