Pacolli: Lajmet e rreme nga Serbia nuk mund t’i pengojnë raportet Kosovë-Liberi

27 qershor 2018 | 15:52

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se lajmi për forcimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Liberisë ka bërë bujë në Monrovia të këtij shteti.

Pacolli, ka thënë se lajmet e rreme nga Serbia nuk mund t’i pengojnë marrëdhëniet diplomatike në mes të Kosovës dhe Liberisë.

“Në Monrovia të Liberisë, kishte bërë jehonë lajmi për forcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona. Lajmet ‘fake’ të Serbisë ashtu siç kam thënë nuk mund të na pengojnë në sukseset tona. Vizita ime në Liberi do të kulmojë me forcimin e marrëdhënieve me këtë vend”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Para disa ditësh, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kishte thënë se Liberia ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, por ky lajm ishte demantuar nga vet Qeveria e këtij shteti.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people smilingNo automatic alt text available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti Granit Bajraliu garoi sot në 1/8 e finales në…