“Pagesën e keni bërë në vitin 1999”, Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua dhe bëri analiza

21 qershor 2022 | 14:59

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhevdeq Qeriqi, ka treguar se një klinikë në vendin tonë ia ka hequr të gjitha shpenzimet e analizave dhe kontrolleve mjekësore për shkak të kontributit të ka dhënë në luftën e UÇK-së.

“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”, është thënë në faturën që i është lëshuar Qeriqit.

“Pas të gjitha kontrolleve mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vjen koha e pagesës kjo është fatura. Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua”, ka shkruar Qeriqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian (BE) ka lëshuar një komunikatë…