Rama pas marrëveshjes për energjinë: Kjo është rruga e duhur, tjerat janë humbje kohe

21 qershor 2022 | 16:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur gjë të mirë arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.

Rama në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se kjo është rruga e duhur, ndërsa të tjerat janë humbje kohë.

“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, ka shkruar Rama.

Sipas udhërrëfyesit për të cilin Kosova dhe Serbia janë dakorduar të martën në Bruksel, Eletroserveri parashihet ta nënshkruajë një marrëveshje tregtare me KEDS-in që parasheh shërbimet e distribuimit (faturimin, inkasimin, mirëmbajtjen dhe kyçjen e konsumatorëve të rinj) në katër komunat me shumicë serbe në veri. Kjo, parashihet të ndodhë 10 ditë pas licencimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës e…