“Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject”, ka mbajtur konferencë me temën “Dhuna Ekonomike – Privimi Socio-Ekonomik”

21 qershor 2022 | 16:46

Sot, OJQ “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT” ka organizuar konferencën përmbyllëse të projektit me titull  “Dhuna Ekonomike – Privimi Socio-Ekonomik”, e financuar nga nga Balkan Trust for Democracy, dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.”

Qëllimi i kësaj konference ishte adresimi i dhunës ekonomike në institucionet ligjvënëse dhe ligj-zbatuese. Gjithashtu, ngritja e vetëdijes së qytetarëve mbi këtë formë të dhunës e cila nuk raportohet nga viktimat.

Në këtë konferencë si panelist të pranishëm ishim deputetja e Kuvendit të Kosovës Tinka Kurti, gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, përfaqësues të Policisë së Kosovës, zyra e mbrojtësit të viktimave, si dhe  pjesëmarrës të tjerë nga institucionet, Oda e Avokatëve, shoqëria civile, mediat etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha është i bindur…