Borrelli: Marrëveshja për energjinë, hap i madh
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, ka përshëndetur marrëveshjen për energjinë, e cila është arritur të martën në mes të Kosovës e Serbisë në Bruksel.
Ai në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilit edhe i ka uruar për marrëveshjen e arritur.
“Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja e që do të japë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Presim të vazhdojmë punën në hapat e tjerë”, ka shkruar Borrelli.
Spoke to @avucic and @albinkurti to congratulate them on reaching an agreement on the energy roadmap today.
This is a big & important step forward in the EU-facilitated Dialogue and will deliver concrete results for all citizens. We look forward to continue working on next steps https://t.co/5r2jS0SX8n
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2022