Veseli: Dy xhudistet tona ia shtuan vendit tonë edhe dy medalje të arta

27 qershor 2018 | 19:53

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka uruar Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona.

Veseli i ka falënderuar vajzat për emocionet e dhëna.

“Dhe kush tjetër përpos tyre. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i dhanë Kosovës një debutim të jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Dy xhudistet tona ia shtuan vendit tonë edhe dy medalje të arta. Faleminderit për këto emocione”, ka deklaruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, ka thënë se…