Konjufca ndërpret punimet e Kuvendit, seanca vazhdon nesër

22 qershor 2022 | 16:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ndërprerë punimet e seancës së Kuvendit për shkak të mungesës se kuorumit në vendimmarrje.

Ai ka thënë se kjo seancë do t’i vazhdojë punimet nesër (e enjte) në orën 10:00.

“Shihemi nesër në orën 10:00”, ka thënë Konjufca, raporton “Epoka e re”.

Para se ta ndërpriste seancën, Konjufca disa herë ka kërkuar nga deputetët që të votojnë, por opozita ndonëse ishte në seancë nuk merrte pjesë në votim, duke e pamundësuar kuorumin për vendimmarrje.

Në seancën që do ta vazhdojë nesër në rend dite është Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina dhe Rusia janë shumë larg përfundimit të luftës përmes…