Sali Berisha më 7 korrik paralajmëron protestë në Tiranë

22 qershor 2022 | 22:48

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije datën kur do të mbahet në Tiranë protesta kombëtare.

Berisha ka thënë se data 7 korrik do të jetë fronti për shpëtimin e Shqipërisë, duke theksuar se kjo datë do të jetë e jashtëzakonshme.

“Shqiptarët përballen me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1992. Po të dëgjoni nesër Parlamentin dhe propagandën, ata janë kompensuar dhe nuk kanë asnjë lloj dhimbje nga kjo rritje. Por po t’i referohemi INSTAT, tregon se këtë vit ndihma ekonomike ka qenë 2% më e vogël se vitin e kaluar. Një tallje cinike me dhimbjen e njerëzve që sot blejnë ushqimet 100% më shtrenjtë se në vitin 2014 sipas shifrave zyrtare dhe paga mesatare e tyre jo që nuk është rritur, por është ulur krahasuar me vitin e kaluar”, ka thënë Berisha.

“Dhe unë sikundër ju, i kam shtruar vetes këtë pyetje mijëra herë, arrij në përfundimin vetëm në një përgjigje: Të bashkohemi! Të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë”, ka deklaruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja holandeze Kati Piri, e cila është edhe anëtare e…