Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence mbërrin në Shqipëri

23 qershor 2022 | 19:35

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ka mbërritur pasditen e së enjtes së 23 qershorit në Shqipëri.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se ai ndodhet aktualisht në zonën e Manzës, aty ku është baza e Muxhahedinëve.

Të pranishëm në Manzë janë edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ai demokrat Enkelejd Alibeaj, si dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe deputetë nga të gjitha forcat parlamentare.

Pence pritet të takohet me Presidenten e zgjedhur të NCRI, Maryam Rajavi dhe do të mbajë një fjalim politik.

Ai kishte folur në një ngjarje të NCRI vitin e kaluar kur kishte paralajmëruar për rreziqet e dobësisë nga Perëndimi ndaj Teheranit.

Vizita e tij e fundit në Ballkan ka qenë në vitin 2017, kur ende mbante postin e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë dhe shkoi në Podgoricë.

Pence, gjatë presidencës së Donald Trump, është përballur shpesh me akuza për politikbërjen.

Mirëpo, në gjestin e fundit që bëri si zëvendëspresident, atë të certifikimit të zgjedhjeve presidenciale 2020 në SHBA, pavarësisht ngjarjeve në Capitol Hill më 6 janar 2021, e bënë atë që të diferencohej nga ish-presidenti amerikan në opinionin publik.

Pence po ashtu do të bëhet zyrtari i dytë lartë amerikan në pak kohë, i cili viziton Shqipërinë, pas Mike Pompeos, i cili erdhi në Tiranë në maj të këtij vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO duket se do të bjerë dakord javën e ardhshme…