Osmani udhëton për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor

24 qershor 2022 | 11:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror.

Kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit të Kosovës në këto dy shtete të Azisë Juglindore.
Gjatë qëndrimit në Tajlandë, presidentja Osmani do të pritet nga kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha.

Kurse në Samitin “Global Summit of Women”, Osmani do të flasë për rolin dhe potencialin e grave në realitetin e ri.

Presidentja Osmani, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një forum ekonomik të organizuar nga Këshilli Diplomatik dhe Oda Ekonomike e Tajlandës ku do të diskutohen mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, por edhe mundësive ekonomike që i ofron Kosova.

Pas vizitës në Tajlandë, presidentja Osmani do ta vazhdojë vizitën në Singapor, ku pritet të takohet me homologen e saj, presidenten Halimah Yacob, kryetarin e Parlamentit Tan Chuan-Jin, ministren e Lartë të Shtetit për Zhvillim Kombëtar dhe Punë të Jashtme, Sim Ann dhe me ministrin e Lartë të Shtetit, Mohamad Maliki Bin Osman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me…