Shkon në 1 150 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

24 qershor 2022 | 11:29

Autoritetet talibane në Afganistan kanë njoftuar se kishin ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 22 qershorit që ka goditur pjesën lindore të vendit, teksa numri i viktimave tashmë ka shkuar në 1 150 persona.

Abdul Wahid Rayan, drejtori i agjencisë shtetërore të lajmeve “Bakhtar” ka thënë se numri i viktimave sipas raportit të fundit ka arritur në 1 150 persona nga 1 000 që ishin raportuar më parë, ndërsa të plagosurit janë të paktën 1600.

Më herët, më 24 qershor, Muhammad Nassim Haqqani, zëdhënësi taliban i Ministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, ka thënë për mediet se mbi 10 mijë banesa ishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Pakistanin, raporton “Rel”.

“Opercionet e shpëtimit kanë përfunduar”, ka thënë Haqqani, pa dhënë shpjegime të mëtejshme se përse po ndalonin operacionet e kërkim shpëtimit, vetëm 48 orë pas tërmet tragjik.

Më 22 qershor, Haqqani i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se ishte e vështirë të merreshin informacione të sakta për dëmet për shkak të gjendjes së keqe të rrjetit telefonik në disa zona. Ai ka thënë se furnizimet me medikamente dhe ndihma të tjera kritike ishin të pamjaftueshme.

Tërmeti me magnitudë 6.1 ka goditur rreth 160 kilometra në juglindje të Kabulit, në një rajon malor me vendbanime të vogla. Provincat Paktika dhe Khost u goditën më së shumti, duke shkaktuar dëme dhe viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të vizitojë Kosovën…