Sveçla demanton raportimet ruse: Asnjë shtetas i Kosovës s’po lufton në Ukrainë

24 qershor 2022 | 14:45

Asnjë shtetas kosovar nuk është duke luftuar në Ukrainë. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, pas ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së pestë të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Ai është shprehur se raportimet për shtetas të Kosovës në Ukrainë janë vetëm propagandë e Rusisë.

“Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që janë duke luftuar në Ukrainë, këto janë në kuadër të propagandës ruse e cila në vazhdimësi mundohet që të sulmojë jo vetëm Kosovën por të gjithë vendet e perëndimit me qëllim që të arsyetojë luftën e saj të padrejtë në Ukrainë”, ka thënë Sveçla.

Së fundmi, në “Twitter”, politikanë ballkanikë me lidhje me eksponentë ekstremistë nga Moska kanë publikuar një listë prej 7 mijë mercenarëve që thuhej se ishin të angazhuar në luftën në Ukrainë.

Sipas së njëjtës listë, thuhej se nga Kosova janë angazhuar 156 ushtarë, por që deri më tani janë vrarë 60 prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRrE) ka miratuar…