Rada Trajkoviq ndalohet në aeroportin e Beogradit

24 qershor 2022 | 17:01

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se i është ndaluar të largohet nga Serbia dhe se policia e ka ndaluar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.

Siç ka bërë me dije ajo në llogarinë e vet në “Twitter”, asaj i është “ndaluar të largohet nga vendi rrugës për në Podgoricë”.

“Sapo më është ndaluar të largohem nga vendi nga policia kufitare në ‘Nikola Tesla’. Nuk më dhanë arsye për ndalimin e daljes”, ka shkruar Trajkoviq.

Në një postim të mëpasshëm në “Twitter”, ajo ka shkruar se ishte “në ambientet e policisë në aeroport, ku aktualisht po mbahet për intervistim”.

“Unë jam ende duke u mbajtur në një bodrum këtu në aeroport. Askush nuk më afrohet dhe nuk më jep shpjegim. Policia është rreth meje dhe më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi. Mua, një mjeke dhe profesoreshë”, ka shkruar Trajkoviq.

Lidhur me ndalimin e Trajkoviqit, “Radio Evropa e Lirë” i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka kthyer përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Qasje nga aspekti kriminalistikë) Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve…