Albulena Gërvalla garon për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

26 qershor 2022 | 14:11

Karateistja kosovare, Albulena Gërvalla, do të garojë për medaljen e bronztë, pasi u mund në gjysmëfinale të kategorisë -55 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania Abouriche Louiza, në luftën ku garuesja jonë pati edhe një lëndim.

Mbetet të shihet nëse do të arrijë të rikuperohet nga lëndimi dhe të paraqitet në garën për medaljen e bronztë.

Gërvalla fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21. Raundin e parë, Gërvalla e kaloi pa luftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes i ka ofruar portugezin…