Vdes veterani i UÇK-së, Shyqeri Hasani

27 qershor 2022 | 11:14

Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik e veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shyqeri Hasani.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Shembulli yt, do të rroj ndër brezat që i edukove dhe arsimove, do të rroj në lavdinë e luftës çlirimtare dhe veprimtarisë kombëtare, në virtytet e çmuara njerëzore e profesionale që le pas, si kujtimin më të vlefshëm për ferizajasit e më gjerë”, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë i Aliut:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Sot, na dha lamtumirën e fundit, ferizajasi i rrallë, profesori i respektuar, veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik e veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shyqeri Hasani.

Lamtumirë Profesor!

Lamtumirë luftëtar i lirisë dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lamtumirë veprimtar i shquar i çështjes kombëtare!

Shembulli yt, do të rroj ndër brezat që i edukove dhe arsimove, do të rroj në lavdinë e luftës çlirimtare dhe veprimtarisë kombëtare, në virtytet e çmuara njerëzore e profesionale që le pas, si kujtimin më të vlefshëm për ferizajasit e më gjerë.

Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Hasani, kolegëve të të ndjerit nga arsimi, bashkëluftëtarëve, miqve e të gjithë të njohurve të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite u ka thënë pelegrinëve ta përdorin sistemin e…