Ish-ambasadori Dedaj: Nuk mund t’i besohet këtij lidershipi
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka kritikuar udhëheqjen e koalicionit qeverisës dhe presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se nuk mund t’i besohet një lidershipi i cili ishte kundër Rambujesë dhe ndërhyrjes së NATO-s.
“Kundër planit të presidentit Martti Ahtisaari. Kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kundër flamurit dhe himnit kosovar. Kundër Amerikës dhe kundër marrëveshjeve me Serbinë. E vet i bënë të gjitha. Nuk mund t’i besohet!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Nuk mund t’i besohet…!
Nuk mund t’i besohet një lidershipi i cili ishte kundër Rambujesë dhe ndërhyrjes së NATO-s, kundër planit të presidentit Martti Ahtisaari, kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kundër flamurit dhe himnit kosovar, kundër Amerikës, kundër marrëveshjeve me Serbinë, e vet i bënë të gjitha, nuk mund t’i besohet!
Fliste për çkapje, e vet e kap shtetin madje edhe mediet dhe universitetin…!
Nuk mund t’i besohet një lidershipi që dështon në Bruksel e vazhdon sfilatat dhe ekskursionin tallava oriental, në Tajlande e Azi…!
Thjeshtë, nuk mund t’i besohet!