Raketa ruse godasin qendrën tregtare, në të kishte 1000 civilë (video)

27 qershor 2022 | 17:24

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video që ai pretendon se për një zjarr të shkaktuar nga raketat ruse në një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk në rajonin e Poltavas.

“Qendra tregtare është në flakë, dhe zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin. Numri i viktimave aktualisht është i paimagjinueshëm”, ka shkruar Zelensky.

“Asnjë rrezik për ushtrinë ruse. Asnjë vlerë strategjike. Vetëm njerëzit që përpiqen të bëjnë një jetë normale dhe pushtuesit nuk mund ta durojnë atë. Rusia vazhdon të shfryjë pafuqinë e saj mbi qytetarët e zakonshëm. Nuk ka kuptim të shpresojmë për ndonjë njerëzim nga Rusia”, ka shkruar presidenti ukrainas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) ka marrë tatëpjetën.…