Rama: Me këtë opozitë nuk debatohet

28 qershor 2018 | 13:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në fillim të seancës parlamentare në Shqipëri ka kërkuar që i pranishëm të jetë në këtë seancë edhe kryeministri Edi Rama për të diskutuar në lidhje me negociatat.

Pas dy ndërprerjeve të seancës parlamentare, në sallën e Kuvendit erdhi edhe kryeministri Rama.

Ky i fundit e nisi fjalën e tij, duke renditur disa arsye për të cilat, sipas tij, me këtë opozitë nuk mund të debatohet.

“Çfarë mund të debatojmë ne këtu me këta? Të debatosh që Shqipëria ka këtë opozitë, e cila është vetmja në historinë e integrimit në BE që është kundër këtij integrimi. Këtë do të debatojmë ne këtu? Këtë e thonë të gjithë miqtë e Shqipërisë që ne takojmë dhe që u angazhuan për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke bërë më shumë se këta. Të debatosh pse opozita jonë është e vetmja që thotë Shqipëria dështoi, ndërsa Këshilli Evropian ka edhe një kartolinë urimi për shqiptarët dhe maqedonasit. Që KE përshëndet vendimin që miqtë dhe partnerët tanë na urojnë dhe vazhdojnë edhe sot të na komunikojnë për të uruar. Është njësoj si të debatosh pse keni rënë në prerin e Esad Pash Toptanit? Sinqerisht ne nuk kemi fare punë me këta, se kemi mjaft punë për të bërë dhe në këtë stad të ri, barra jonë është plotësisht e rëndë dhe nuk mund t’i mbajë këta në kurriz”, ka thënë Rama, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Begrac të Kaçanikut, policia ka identifikuar një të…