Kurti: E njoh Serbinë më mirë se Rama

27 qershor 2022 | 22:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka thënë se Serbinë e njeh shumë më mirë se Rama që shfaqet shpeshherë afër presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Albin Kurti tha se nuk i beson Beogradit pasi edhe kur flet për diçka që duket paqedashëse, gjithçka që bën nga ana tjetër është luftënxitëse.

“Unë besoj që Serbinë e njoh shumë ma mirë sesa kryeministri i Shqipërisë dhe Serbia i ka 48 baza ofensive rrotull kufirit me Kosovën. Unë nuk i besoj Beograadit edhe kur flet diçka që duket paqëdashëse ndërkohë që gjithçka që bën është luftënxitës. Të them të drejtën nuk besoj që partia socialiste është parita e punës mirëpo përsa i përket ta zëmë disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi”, ka theksuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ftuar në emisionin 'Çim…