![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/Policia-e-Kosoves.jpg)
Shpallen rezultatet e verifikimit të së kaluarës për policët (emrat)
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpallur rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarët policorë.
Sipas njoftimit, këto rezultate janë për konkursin e shpallur nga data 28 tetor 2021 deri më 26 nëntor 2021.
Në total kanë qenë 492 zyrtarë policorë që i janë nënshtruar këtij verifikimi.
“Shpallja e rezultateve të verifikimit të së kaluarës për zyrtarë policorë sipas konkursit të shpallur nga data 28.10.2021 deri me datën 26.11.2021”, ka njoftuar policia.
Sipas këtyre rezultateve 462 zyrtarë policorë e kanë kaluar këtë verifikim, derisa 28 kanë dështuar.
Ata që kanë vërejtje për procesin, mund të ankohen.
“Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej (5) ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rezultatet mund t’i gjeni: KËTU