Kurti: Procesi i Berlinit nuk ka alternativë

28 qershor 2022 | 16:30

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “Procesi i Berlinit nuk ka alternativë”, njëjtë siç s’ka alternativë tjetër pos integrimit në Bashkimin Evropian.

Këtë  Kurti e ka thënë gjatë një takimi që e kishte të martën me sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit në këtë takim është folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti e ka ritheksuar qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç raportohet nga “Sport Mediaset”, rruga që do ta çonte…