Policia me kampanjë vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

29 qershor 2022 | 16:15

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor dhe Njësiti i Biçikletave të Stacionit Policorë në Gjilan ka realizuar sot kampanjën vetëdijësuese duke shpërndarë fletëpalosje me mbishkrimin: “Mos shpejto, mos vrit, ngadalëso, jeta është mrekulli, jetoje!” dhe “Mos e përdor telefonin, mos shiko në Facebook gjatë drejtimit të automjetit”.

Në kuadër të kësaj në shumë pika të qytetit të Gjilanit janë shpërndarë fletëpalosje nga ana e zyrtarëve policorë duke porositur pjesëmarrësit e komunikacionit rrugor të jenë të kujdesshëm që t’u përmbahen rregullave dhe ligjeve në fuqi.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për të pasur një siguri më të madhe në komunikacion dhe për të qenë kontribues në parandalimin e aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet. Për të gjithë ata pjesëmarrës në komunikacion të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave do të ndërmerren masa sipas ligjeve në fuqi dhe toleranca do të jetë zero”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus po projekton një goditje të rëndësishme dhe mbi të…