Vetingu, Kurti takon ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin

30 qershor 2022 | 11:17

Pas PDK-së, kryeministri Albin Kurti ka takuar edhe zyrtarët e AAK-së për procesin e vetingut.

Kurti është takuar me Selim Selimin, i cili ka përfaqësuar AAK-në në këtë takim.

Partia e Ramush Haradinajt i ka dhënë përkrahje procesit të vetingut.

“Në takim me kryeministrin Kurti për Vetingun, Aleanca është përfaqësuar nga ish ministri i Drejtësisë Selim Selimi, u paraqit qëndrimi jonë se AAK-ja këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje. Sidoqoftë, AAK-ja nuk ka besim që procesi të ketë sukses pa konsensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK-së dhe KPK-së, pa mbështetjen e ShBA-së dhe BE-së dhe pa përfilljen në përpikmëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut”, është bërë me dije në njoftimin e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të…