![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/mehaj-2.jpg)
Ministri Mehaj: Kosova i duhet NATO-s
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se vendimet e marra në samitin e NATO-s në Madrid janë shpresë për botën e lirë dhe demokratike.
Ai ka thënë se Kosova, institucionet, populli e ushtria e saj besojnë në vlerat euroatlantike.
“Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s. Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s. Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euroatlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj. Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euroatlantike dhe garantueses së saj – NATO-s. Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara. Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale. NATO i duhet Kosovës! Kosova i duhet NATO-s!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.