Lajçaku për takimin me Osmanin: Patëm një diskutim konstruktiv dhe të detajuar

29 qershor 2022 | 17:04

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajçaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka thënë se takimi i tij me Osmanin ka qenë diskutim konstruktiv dhe i detajuar.

Po ashtu, përfaqësuesi i BE-së, ka shtuar se në takim është diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe hapat që duhen të ndërmerren më tutje.

“Patëm një diskutim shumë të mirë, konstruktiv dhe të detajuar me Presidenten Vjosa Osmani në ditën time të tretë në Kosovë për çështjen e dialogut dhe hapat e mëtejshëm”, ka thënë Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më herët është bërë me dije se Ekaterina Trendafilova, kryetare…