Rama në samitin e NATO-s: Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

29 qershor 2022 | 20:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar të mërkurën në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Madrid, që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Ai u bëri apel vendeve që ende nuk e kanë njohur atë, të vlerësojnë qëndrimin e Kosovës ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Kievi zyrtar nuk e ka njohur ende. Sipas tij, vendet që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj të njehsuar me Bashkimin Evropian, në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan Rama në Twitter.

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Sipas NATO-s, ky program ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë mes partnerëve dhe aleancës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi në…