Hoxhaj: Kryeministri mos të prodhojë lajme, por politika

30 qershor 2022 | 11:47

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës “që të mos merret me dialog teknik, por me çështje që përmbyllin shtendërtimin e Kosovës”.

Nga foltorja e Kuvendit ai e ka cilësuar samitin e fundit të Bashkimit Evropian si “samit të ndëshkimit”.

Hoxhaj ka thënë se duhet t’u dërgohet të gjitha vendeve anëtare një letër me të cilën tregohet se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

“Samiti i fundit i BE-së ishte një samit i dështimit edhe për Kosovën edhe për Ballkanin dhe arsyeja pse dola këtu në tavolina është meqë e kemi kryeministrin këtu. Kërkoj që ai dhe qeveria e tij të mos prodhojnë lajme, por politika. Kërkoj prej Kurtit dhe Qeverisë që të gjitha institucionet dhe shteteve anëtare t’iu dërgohet me shkrim zyrtarisht se Kosova i ka plotësuar disa herë kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoxhaj.

Më tutje, Hoxhaj ka kërkuar nga kryeministri Kurti që “të mos prodhojë lajme, por politika”.

“Së dyti ne si PDK dhe si kuvend e kemi mbështetur Kurtin në qëndrimin e tij në raport me luftën në Ukrainë, por fakti që në samitin e fundit të NATO-s as nuk u ftuam teknikisht aty, tregoj që kjo qeveri ka nevojë të lëvizë prej lajmeve në prodhimin e politikave”.

“Tabela kryesore për të cilën duhet të luftojë Kosova është anëtarësimi në OKB. Aty varet se si sillemi në raport me Serbinë dhe kjo mund të ndodhë vetëm kur heqë dorë kryeministri prej lajmeve dhe angazhohet në politikë. Qeveria dhe kryeministri mos të merren me çështje teknike, e dialog teknik që prodhojnë lajme, por me çështje që përmbyllin shtetndërtimin e Kosovës, dhe mendoj që kjo është tema kryesore që duhet të angazhohet kuvendit, por veçanërisht edhe qeveria”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pensionim i parakohshëm me pagë 60 për qind dhe shkëputja…