Bruto produkti në Kosovë shënon rritje

28 qershor 2018 | 18:26

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mbi Bruto produktin vendor” (BPV) për tremujorin e parë 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

Sipas këtij raporti, BPV-ja shënon rritje reale për 3.5 për qind në TM1 2018, krahasuar me TM1 2017.
Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 10.8 për qind; industria përpunuese 4.8 për qind; transporti dhe magazinimi 6.0 për qind; tregtia me shumicë dhe pakicë 5.2 për qind; afarizmi me pasuri të patundshme 1.8 për qind; hotelet dhe restorantet 1.0 për qind; bujqësia, gjuetia, pylltaria 0.7 për qind; administrimi publik 2.6 për qind; ndërtimtaria 9.9 për qind; dhe furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave 2.6 për qind.

Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e industrisë nxjerrëse (-12. për qind). BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në TM1 2018, krahasuar me periudhën e vitit paraprak (TM1 2017) në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve (16.2 për qind); formimin e bruto kapitalit (10.0 për qind); importin e mallrave dhe shërbimeve (7.8 për qind); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (5.2 për qind); dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese, shërbimet e ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (1.4 për qind).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka bërë…