Plus Center nuk furnizohet me Coca Cola, Fanta, Schweppes e Sprite, kjo është arsyeja

01 korrik 2022 | 23:45

Plus Center Market me seli në Ferizaj i cili në Kosovë njihet si marketi i cili nuk u ofron konsumatorëve prodhime nga Serbia, ka kohë që ka mbetur pa furnizim me produketet e Coca Cola, Fanta, Schweppes e Sprite.

Sipas Plus Center mungesa e këtyre produkteve është sepse një vendim i padrejtë i gjykatës nuk ka lejuar importe të këtyre produkteve nga Shqipëria e shtetet tjera përpos nga Serbia.

Njoftimi i plotë i Plus Center, Ferizaj:

Të nderuar konsumatorë,

Siç dhe keni vërejtur kohët e fundit Plus Market është pa furnizim me produktet e Coca Cola, Fanta, Schweppes e Sprite.

Me një vendim sipas neve të padrejtë të gjykatës i është ndaluar importi të gjitha produkteve Coca Cola përveq atyre të Serbisë.

Neve kemi mision mos tregtimin me produkte serbe ndaj deri në një vendim gjyqësor që do e lejonte importin e Coca Colës nga Shqipëria ne për momentin nuk do tregtojmë Coca Cola.

Ju lusim për mirëkuptim e përkrahje pasi kjo është një sfidë e vështirë që me shpresë do e kalojmë së bashku.

Faleminderit klientëve tanë besnik që zgjodhën e zgjedhin të furnizohen në marketin tonë.

Vazhdojmë me misionin tonë PA PRODUKTE SERBE pavarësisht vështirësive që po mundohen të na imponojnë.

#plusmarket #paprodukteserbe #stopcocacolaserbe #cocacolaalbania #cocacola #bojkoto860

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot ka hy në fuqi marrëveshja në fushën e…