Vanesa Beka renditet e 14-ta në Lojërat Mesdhetare

02 korrik 2022 | 16:28

Vanesa Beka ka zhvilluar sot garën e parë të notit – disiplina delfin 50 metra, në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Notarja jonë dha maksimumin e saj, duke thyer edhe rekordin personal, por që konkurrenca e madhe bëri që ajo të përfundojë në vendin e 14-të, të shtatin në baterinë e saj. Koha e saj ishte 1:20.87 minuta.

Vanesën nga afër e përcollën edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Vanesa do të garojë edhe të hënën në 100 metra delfin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 55-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të ndodhur…