Gjilani konfirmon largimin e tetë futbollistëve
02 korrik 2022
| 16:47
Skuadra e Gjilanit ka konfirmuar se tetë futbollistë nuk do të jenë pjesë e këtij klubi.
Bëhet fjalë për këta futbollistë që edicionin e fundit e bartën barrën kryesore: Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari.
“Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari. Klubi falënderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.