Dhunohet seksualisht një 31-vjeçare në një motel në Lipjan

02 korrik 2022 | 19:08

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Lipjan, ku një 31-vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur.

Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se viktima është marrë me veturë nga i dyshuari, gjatë kohës që ajo po priste autobusin në rrugën ‘Avdi Kelmendi’, e më pas ishte dërguar në një motel në afërsi të Lipjanit.

Personi i dyshuar nuk është identifikuar ende, teksa njësitet policore janë vënë në lëvizje që ta kapin atë.

Me vendim të prokurorit, vepra është cilësuar ‘Dhunim’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të shtune, nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës, Albin…