Vdes ish-portieri i Unitedit

02 korrik 2022 | 19:22

Topat në portë i priste, por betejën me sëmundjen nuk e fitoi. Ish-portieri skocez i Rangers dhe Manchester United, Andy Goram, u nda nga jeta këtë të shtunë në moshën 58-vjeçare.

Në një sondazh me tifozët në vitin 1999 ai u votua si portieri më i mirë në historinë e Rangers. Andy bëri gjithsej 260 paraqitje për Rangers midis 1991 dhe 1998, duke fituar pesë tituj kampon, tri Kupa të Skocisë dhe dy Kupa të Ligës.

Ai luajti 43 ndeshje për Skocinë dhe ishte portieri titullar në Euro 1992 dhe 1996. Po ashtu Goram ishte pjesë e skuadrës së Manchester United që fitoi Premier Ligën në 2001.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot kryesisht me diell dhe vapë do të mbajë gjatë…