Dy të moshuar humbin jetën në plazhet shqiptare

02 korrik 2022 | 20:05

Fundjava në det ka rezultuar tragjike për dy shtetas shqiptarë, të cilët janë gjetur të mbytur pasditen e 2 korrikut.

Të dy 66 vjeç, njëri në Borsh dhe tjetri në Kavajë kanë humbur jetën teksa laheshin në det.

I pari dyshohet se ka pësuar infarkt teksa notonte ndërsa për viktimën në Kavajë nuk dihet ende shkaku.

“Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ishte njoftimi i Policisë së Himarës.

Ndërsa ajo e Kavajës njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Topat në portë i priste, por betejën me sëmundjen nuk…