![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/Ramush-Haradinaj-AAK-.jpg)
Ramush Haradinaj feston ditëlindjen
03 korrik 2022
| 09:42
3 korriku është një datë e veçantë për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Haradinaj sot e feston ditëlindjen e 54-t.
Ramush Haradinaj ka qenë një nga eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka shërbyer komandant i Zonës Operative të Dukagjinit.
Është i martuar me moderatoren e njohur Anita Muçaj-Haradinaj dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, Trimin, Gjinin dhe Hanën.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka lindur më 3 korrik 1968 në fshatin Gllogjan të Deçanit.