Policin s’e plagosëm ne, polici e plagosi policin

03 korrik 2022 | 10:04

U raportua se ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me disa familjarë, është përfshirë në një konflikt mbrëmë në Skenderaj, ku mbeti i plagosur një policë dhe një tjetër u lëndua nga mjetet e mprehta. Për këtë rast Lushtaku është prononcuar për dy medie.

Në një prononcim për “RTV Dukagjini”, Nuredin Lushtaku ka deklaruar sot se ndodhet në stacionin policor dhe se nuk do të japë informacione deri në përfundim të hetimeve nga policia.

Ndërsa për “Kallxo.com”, Lushtaku ka mohuar të ketë përdorë armë ai, djemtë ose vëllezërit e tij në drejtim të zyrtarëve policorë. Sipas tij, polici e ka plagosur policin.

“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë. Mbetet me raportu edhe policia. Unë e kam dhënë deklaratën, unë jam i gatshëm me deklaru çka ka qenë. Polici ua ka drejtu armën vëllaznive, ka ndodhë përleshja. Nuk e di a ka gjujtë me tut kë a me vra, e din ai çka thotë. Unë e kam dhënë deklaratën tem, policin nuk e kemi plagos na. Më vjen keq çfarë ka ndodhë, por kjo është e vërteta, nuk kemi plagos askënd, nuk kemi përdorë armë”, tha Lushtaku për Kallxo.com.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që…