Vrapojnë në përkrahje të fëmijëve me autizëm

03 korrik 2022 | 13:32

Për të treten herë me radhë është mbajtur minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”.

Maratona 5-kilometërshe ka filluar nga sheshi i kryeqytetit “Ibrahim Rugova” dhe ka bashkuar qindra qytetarë, politikanë e personalitete të tjera me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë në përkrahje të fëmijëve me autizëm. Ndërkohë, të gjitha mjetet e grumbulluara nga numrat e blerë për pjesëmarrje në maratonë, do të shkojnë në përkrahje të kësaj kauze.

Organizatori i këtij aktiviteti, Burim Krasniqi, ka thënë se qëllimi i aktivitetit është për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm, dhe se tashmë ky aktivitet është bërë tradicional.

“E kemi bërë për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm. Është bërë tradicionale, ky është edicioni i tretë dhe do të vazhdojmë për më tepër. Mendoj se duhet të ketë edhe aktivitete të tjera në shenjë kontributi dhe sensibilizimi për shoqëritë e margjinalizuara”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se si ushtria do t’i përkrahin gjithmonë këto aktivitete, ndërsa ka shtuar se sa më shumë të ketë aktivitete të tilla, është më mire edhe për përgatitje për pjesëmarrjen në ushtrinë në të ardhmen.

Në anën tjetër, themeluesja e Qendrës së Fëmijëve për Autizëm, Shpresa Gjakli, pjesë e këtij aktiviteti është shprehur e lumtur për gjithë ata që i janë bashkangjitur aktivitetit të ditës së sotme.

Më tutje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë duhet të kontribuojnë për këtë kategori të shoqërisë.

“Edhe unë jap pjesën time modeste të kontributit, por pse jo të gjithë duhet. Ne duhet t’i inkurajomë ata që organizojnë, si rastin Burimit duhet t’i japim këtij përkrahje por edhe gjithë tjerëve në mënyre që t’i nxisim më shumë këto aktivitete, këtë sensibilizim, por edhe përkrahjen pse jo financiare për personat”, ka thënë Haradinaj.

Për aktivistin Xheladin Fazliu kjo kategori e shoqërisë me autizëm ka nevojë më shumë për përkrahjen tonë, ndërsa ka shtuar se institucionet duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe këngëtari Mehdin Pergjegjaj. Ai ka thënë për “Kosovapress”0 se është ardhur nga Gjermania vetëm për ta përkrahur këtë aktivitet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është parë mëngjesin e sotëm teksa e bënte…