Arbër Azemi eliminohet nga lojërat mesdhetare

03 korrik 2022 | 13:35

Arbër Azemi është eliminuar nga Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.

Kosovari që ka garuar në taekwondo është mposhtur në ndeshjen e parë nga greku Kostantinos Chamalidis.

Chamalidis ishte më i mirë se Azemi gjatë tërë ndeshjes, falë edhe përvojës që kishte, duke e ditur se ishte kampion i këtyre lojërave në kategorinë e tij, në vitin 2018.

Nesër garon, taekwondisti tjetër, Arbër Bajra, në kategorinë -80 kg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të treten herë me radhë është mbajtur minimaratonës humanitare…