Hysni Gucati arrin në Kosovë, viziton nënën e sëmurë në QKUK

03 korrik 2022 | 14:00

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka arritur sot në Kosovë.

Ai është parë i shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, raporton “Kanal10”.

Gucatit i është lejuar ta vizitojë nënën e tij të sëmurë që po trajtohet në QKUK.

Kujtojmë se javë më parë, Gjykata Speciale ka dënuar Gucatin me katër vite e gjysmë burgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Jesus tashmë mund të konsiderohet si lojtari më i…