Zenelaj vazhdon me Prizrenin

03 korrik 2022 | 20:38

KB Ponte Prizreni ka njoftuar se qendra nga Suhareka, Urim Zenelaj ka vazhduar kontratën edhe për një tjetër sezon. Në njoftimin e klubit thuhet se pavarësisht ofertave të shumta, Zenelaj vendosi t’i mbetet besnik Prizrenit.

“Lojtari më besnik i skuadrës Urim Zenelaj qëndron tek skuadra jonë. Pa dyshim qendra numër një në Kosovë ‘king of paint’ tani i bënë 5 vite në skuadër përkundër shumë ofertave tjera ai qëndron besnik skuadrës së zemrës. Urim Zenelaj pritet të jetë arma më e fort e ekipit, pasi që pas përfundimit të sezonit është nënshtruar dy intervenimeve mjekësore”, thuhet në njoftimin e KB Ponte Prizreni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Selam nga vendi i paqes”, është mesazhi i postuar në…