Zelensky zotohet për rimarrjen e territoreve pasi Rusia pushtoi Lysychanskun

04 korrik 2022 | 13:49

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuat të rimarrë territorin me ndihmën e armëve të avancuara, pasi forcat e tij u tërhoqën nga Lysychansku, territori i fundit i mbajtur nga ukrainasit në provincën lindore, Luhansk.

Në fjalimin e tij të natës së të dielës, presidenti Zelensky tha se Rusia po përqendronte forcat e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore dhe se forcat ukrainase do të përgjigjen me armë me rreze të gjatë veprimi me të cilat është pajisur nga aleatët perëndimorë.

“Fakti që ne mbrojmë jetën e ushtarëve tanë, të njerëzve tanë, luan një rol po aq të rëndësishëm. Ne do të rindërtojmë muret, do të rifitojmë tokën dhe njerëzit duhet të mbrohen mbi të gjitha”, tha presidenti Zelensky.

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar të dielën se vendosi të tërheqë luftëtarët e saj të mbetur nga Lysychansku sepse vazhdimi i përpjekjeve të mbrojtjes përballë epërsisë ruse në numra dhe pajisje, “do të çonte në pasoja fatale”.

Zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar vazhdimisht aleatëve ndihmë me armë më të përparuara për t’i ndihmuar saj të përballet me ushtrinë ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me…