Erzen Zyberaj kërkon mbështetje për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në 100 km
Atleti i njohur nga Kosova, Erzen Zyberaj do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror në 100 km i cili do të mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Kosto e pjesëmarrjes në një ngjarje kaq të rëndësishme botërore është e lartë, derisa Zyberaj ka kërkuar mbështetje financiare.
“Tashmë gjithçka është zyrtare, Kosova është e pranuar në IAU ( International Association of Ultrarunners) Më datë 27 gusht të këtij viti, unë do të jem pjesëmarrës dhe do të përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Botëror në 100 km i cili do të mbahet në Berlin të Gjermanisë. Pasi që pjesëmarrja në këto evente ka një kosto shumë të lartë dhe kërkon shumë angazhim dhe ju e dini që përkrahja dhe ndihma nga institucionet nuk është në nivelin e duhur, shoqëri e dashur unë kërkoj nga ju që të kem mbështetje ashtu siç e keni bërë çdoherë deri më tani pasi çdo sukses i imi i arritur është falë jush. Të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi për të kontribuar që unë të jem pjesë e kësaj gare ndihma e juaj është e mirëseardhur!” , ka shkruar Zyberaj në profilin e vet në “Facebook”.