Për dy javë numri i rasteve aktive me Covid është rritur nga 110 në 1 244

05 korrik 2022 | 16:22

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar një raport rreth rritjes së numrit të rasteve me Covid në Kosovë.

Kjo ministri ka njoftuar se në dy javët e fundit, rastet aktive me Covid janë rritur nga 110 në 1 244

“Në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të Covid-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1 244 më 5 korrik. Rrjedhimisht, kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga Covid-19. Aktualisht, 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër Covid-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga Covid-19 dhe vdekjet”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që obligon…