Kuvendi nuk e voton Projektligjin për Byronë shtetërore
07 korrik 2022
| 15:04
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të parë Projektligjin për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për shkak të mungesës së kuorumit.
Ky projektligj nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në mungesë të kuorumit.
Në sallën e Kuvendit ishin 61 deputetë, ndërsa pro këtij projektligji kanë votuar 45.
Para se të hidhej në votim, shqyrtimit të projektligjit i ka paraprirë një debat i gjatë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.