![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/cikalleshi.jpg)
Cikalleshi shënon gol të bukur në miqësore (video)
07 korrik 2022
| 16:35
Sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën përgatitore duke gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren që Konyaspor po luan ndaj Rizesporit.
Bomberi kavajas realizoi golin e avantazhit për skuadrën e tij në minutën e 35-të të takimit me anë të një goditje shumë të bukur me të majtën brenda zonës që shkoi në cepin e portës.
Miqësorja aktualisht është e ndalur në shifrat 1-1, teksa ekipet po testojnë lojtarët para fillimit të sezonit.
https://twitter.com/yasirvekili/status/1545041027651829761?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1545041027651829761%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fkohajone.com%2Fcikalleshi-shkelqen-ne-turqi-shenon-super-gol-ne-miqesore-video%2F