“Dielli perëndoi në Kodrën e Arafatit”, Xhafer Tahiri i LDK-së uron Bajramin nga Haxhi

08 korrik 2022 | 19:16

Ish-kryetari i Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka shkuar në Haxh, ku nga atje e uroi Kurban Bajramin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri tha se tani dielli ka perënduar në Kodrën e Arafatit. Ai u uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajram.

“Tani kur dielli perëndoi në kodrën e Arefat-it, urime Kurban Bajramin! Në familjet tuaja përherë mbretëroftë lumturia, dashuria, paqja e begatia e Zotit. Haxhilerëve tanë, Haxh e lutje të pranuara te i Madhi Zot! Zoti e ruajt Kosovën”, tha Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i moshës 66-vjeçare ka mbetur i vdekur si…