PSG-ja në bisedime me Ronaldon

10 korrik 2022 | 17:10

Paris Saint Germain raportohet se ka hyrë në negociata menaxherin Jorge Mendes, për ta transferuar Cristiano Ronaldon, nga Manchester United.

Që disa javë thuhet se CR7 iu kishte thënë drejtuesve të klubit nga “Old Trafford”, se dëshiron të largohet nga aty.

Nëse shkojnë të gjitha gjërat mirë, atëherë adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin së bashku treshen: Messi, Ronaldo dhe Neymar.

Por, lidhur me transferimin e fituesit të pesëfishtë të “Topit të artë”, hezitime po ka trajneri i PSG-së Thomas Tuchel.

Emri i Ronaldos është një nga më të përmendurit në këtë afat kalimtar. Në garë për transferimin e portugezit janë: Barcelona, Roma, Napoli, Bayern Munchen, dhe Chelsea. Mbetet të shihet nëse ka me të vërtetë negociata dhe nëse do të ketë marrëveshje mes Paris Saint Germain.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekretoi dy ligje të dielën…